psikologji.net
Nntor 24, 2014, 06:57:43 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1] 2 3   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Çrregullimi i panikut  (Lexuar 22510 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Tetor 12, 2009, 11:37:01 PD »

ÇRREGULLIMI I PANIKUT

Ne nje atak paniku, ankthi fillon papritur dhe shume shpejt ngrihet ne nivele te papara. Personi djersin, ndjen perzierje, dridhet, dhe ka prbleme frymemarrje. Pulsi i tij duket se po çahet dhe zemra po ashtu. Te ardhur per te vjedhe, dhimbje ne kraharor, ndjenja te keputjes se pergjithshme, dhe te nxehta apo te ftohta jane te zakonshme. Ketyre njerezve bota mund t'ju duket e pavertete dhe jashte trupit te vet ( derealizmi ) ose vete atyre mund t'ju duket vetja e pavertete dhe sikur kane humbur kontrollin e vetes apo po çmenden ( depersonalizim ). Mbi te gjtiha ato mund te kene ndjenjen e paaftesise per tu larguar - ata do te humbin kontrollin, do te çmenden ose do te vdesin. Ne fakt te tille paciente edhe pse e kane degjuar qe nuk kane asgje kur kthehen nga spitali kane serisht friken se mos i ze ndonje atak zemre. Mendimet e tilla katastrofike e dallojne çrregullimin e panikut nga çrregullime te tjera te ankthit. Nje atak paniku zakonisht zgjat disa minuta, por mund te zgjase edhe me ore. Kur mbaron personi ndihet jashtzakonisht i lodhur, sikur te kishte mbijetuar nje eksperience traumatike. Mund te ndodhe nje here ne jave ose edh eme shpesh.

Kemi 2 lloje ataku paniku. Ataket e papritura, te palidhura me ndonje situat apo stimul specifik. Atake situacionale, ndodhin ne pergjigje te disa situatave si psh nje gjarper. Sipas DSM-IV nje person ka çrregullim paniku kur ai/ajo ka atake te papritura paniku, te shoqeruara nga probleme sjellore ose psikologjike - si frike e vazhdueshme nga ataket e tjera, shqetesim mbi pasojat e atakeve, ose ndryshime dmth-nese ne sjellje.
Ndodh qe njerzit me çrregullim paniku nuk jan ene gjendje te shkojne gjekundi - pune , kinema, supermarket etj. duke pasur frike se ndonje atak do ti zeje ato ne mes te rruges. Disa nuk dalin fare nga shtepia. Ky eshte nje komlikim i çrregullimit te panikut qe quhet "agorafobia" ose "frika nga vendet e populluara".
Ka shume raste sipas DSM-IV e liston agorafobine si nje komplikim te çrregullimit te panikut; por ajo klasifikohet edh me vete, pasi shume paciente jane vlersuar te mos kene vuajtur nga çrregullim paniku. Ka dhe shume te tjere qe te mos kene vuajtur asnjehere nga agorafobia dhe te jene diagnostikuar me çrregullim paniku.

Kjo pra ishte nje shpjegim me i hollesishem i ketij çregullimi per te cilin une solla edhe nje rast per ju te cilin mund ta gjeni ne kete teme: Studim Rasti - Ju gjeni diagnozen !!!

Nuk kemi te bejme me:

Çrregullim ankthi te pergjithsuar ka keto dallime me Çrregullimin e panikut:

1-) Simptomat e tyre jan ete ndryshme. Simptomat e çrregullimit te ankthit te pergjithsuar sugjerojne hiperaktivitet te SNQ, kurse simptomat e çrregullimit te panikut duken te lidhura me aktivizimin e SNA.
2-) Çrregullimi i ankthit te pergjithsuar ka nje zhvillim me gradual dhe me kronik se çrregullimi i panikut.
3-) Kur i shohim preçedentet e ketyre çrregullimeve ne nje familje ato ndryshojne. Mendohet se psh kushurinjte e pare vuajne nga i njejti çrregullim.

Nga E. Stermasi - Psikologji.net
Identifikuar


granita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2
16.00 Kredite

View Inventory
Send Money to granita

Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Nntor 05, 2009, 04:33:33 MD »

VUJ QE TRI VITE NGA ARITMIJA JAM DUKE MAR BLLOKATOR ,KLAVUNAT DHE SOT MJEKJA MA KA JEP TE MA ASENTRA NDIHEM SHUM KEQ KOH PAS KOHE KA DRIDHJE TRUPIT FRIK PAGHUMSI TE GJITHA JU LUTEM PER KESHILL
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Nntor 05, 2009, 06:32:27 MD »

Pershendetje granita!

Normalisht qe me kaq sa keni shkruajtur ne lidhje me shqetesimin tuaj nuk eshte e mjaftueshme. Per te kuptuar thelbin apo zanafillen e shqetesimit tuaj duhet te na jepni me shume informacion.

Do te ishte nevojshme te dija disa detaje lidhur me shqetesimin tuaj dhe per kete do ju bej disa pyetje.

Ju thoni qe keni 3 vjet qe vuani nga ky shqetesim. Mund te me thoni me aq sa mund te kujtoni se cila apo si ka qene zanafilla apo shkaku i lindjes se ketyre shqetesimeve apo komplikacioneve? Mund te kujtoni dhe te na tregoni episodin e pare te nismes/ndezjes se ketyre shqetesimeve? Ku gjendeshit, çfare ju ngacmoi apo provokoi heren e pare prej dhe nga filluan te shfaqeshin simptomat dhe shqetesimet e para. Pra mund te tregoni diçka me shume per shqetesimin tuaj?

Se dyti, me poshte do te rendis disa simptoma dhe ju do me tregoni nese ju shfaqen ose jo, i keni ose jo.

Gjate momenteve qe perjetoni ankth ju shfaqen keto simptoma?

Veshtiresi ne frymemarrje
Gjendje te ftohti ose te nxehti
Rrahje te shpejta zemre ose rendim zemre
Mpirje ose mornica
Ndjenje mbytjeje
Ndjenja jo te verteta te pergjithshme
Djersitje
Marrje mendsh, te fiket
Dridhje
Frike nga vdekja
Te vjella ose shqetesime te tjera trupore/fiziologjike
Frike nga humbja e kontrollit ose frike se mos çmendesh
Dhimbje kraharori apo gjendje jo rehatie

Gjithe te mirat.
« Ndryshimi I Fundit: Nntor 05, 2009, 06:33:59 MD nga J@mes » Identifikuar


granita
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 2
16.00 Kredite

View Inventory
Send Money to granita

Shiko Profilin
« Pergjigje #3 : Nntor 12, 2009, 05:24:24 MD »

Granita jam flm nga stafi juaj .
E di se ndoshta skam qen e kjart ne pyetje ,flm per ndihm e kam lexuar tekstin .SHkaqet e para kan qen ,nervoza ,ngarkesa e fakullltetit ,mandej ,martesa e hershme deshira per te mbri gjethka etj . E ma se pari kom pas qregullim ne frymarje ,zemra dojke me mdal nga vendi ,nxehtesi e sidomos dridhje te trupit .Menihere kam shku ne spital e me kan jap qetsus DHE ANTIDEPRESIV Qe nga ajo koh tash shpesh me perseritet ajo gjendje ,e sidomos qdo mengjez kam tahikardi .kam qen te psikolok ne nryshem po ,me duket qe skam pas sukses.kam perdor disa lloje te antidepresive per ni koh me lejen e mjekut po prap se prap e kam gjendjen e njejt.kam qen edhe ne internist e njoftur po sa i perket zemres gjdo gje asht ne rregull.jam me betabllokator qe thiren corvitol 2x1\5dhe leksirium 1,5mg ne dit .E di se sasht mir qe perdori qetsues po nuk muj pa to .deshta edhe pergjigjjen e juaj.e gjeja ma se shumti qe me shqetson du ta dij edhe sa koh mundet me zgjat kjo gjendja ime edhe a muj ndonihere te sherona  Kete  stres e kam qdo dit gjethkund me percjelle e sidomos te rahurat e zmeres edhe dridhja e trupit .Ju lutemi ne me ndihmoni ..
Identifikuar
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #4 : Nntor 13, 2009, 09:11:56 PD »

Pershendetje Granita
Me vie keq per kete gjendje tuajen dhe shpresoj te kuroheni sa me pare.
Sa kam une informacion me te dhenat qe ju e pershkruani semundjen mund ta quaj nje Neuroz qe paraqitet me keto simptome qe i pershkruani ju ,une do ju sugjeroja te gjeni nj qetesi shpirterore dhe gjerat ti merni me qetesi.
Dhe mos haroni se as nje semundje e lehte e as e veshtire kerkon kohe per kurim por me hapa te ngadalsuar vjen tek suksesi.
Ky eshte mendimi im ...

Me respekt


eriona

Identifikuar

J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Nntor 13, 2009, 09:37:01 PD »

Pikesepari granita te keshilloj qe menjehere te hiqni dore nga qetesuesit e cfare do lloji dhe antidepresivet qe jeni duke marre aktualisht. Jo vetem qe ato medikamente nuk do ju permiresojne gjendjen tuaj por do ta agravojne ate. Nga ana tjeter antidepresive te atille kane efekte anesore te dukshme dhe specialistet apo individet qe ju a kane rekomanduar pa ju diagnostikuar fillimisht, kane bere gabim.

Lexo me vemendje!

Ankthi qe shfaqet nuk eshte gje tjeter veçse nje pergjigje ndaj rrezikut apo kercenimit. Si te thuash ne momentin qe perjetohen atake paniku e simptoma te tjera keto krijohen pikerisht sepse detyra/qellimi i pare i ankthit (diçka psikike) eshte te mbroje organizmin nga rreziqet. Kjo forme kryen fuknksionin e nje sistemi mbrojtes.
Ne momentin qe perceptohet rrezik, truri i dergon mesazhe sistemit nervor autonom, i cili ka dy dege: SN simpatik dhe parasimpatik. Keto kontrollojne energjine trupore si dhe e pergatisin trupin per veprim/aksion. SN simpatik pergatit trupin duke leshuar energji per veprim ndersa SN parasimpatik eshte rregullator.
Te perqendrohemi te SN simpatik. Eshte pikerisht ky sistem i cili ne momentin qe aktivizohet perfshin gjithçka ose asgje, qe do te thote se pergjigjen te gjitha pjeset, pra, kur ai aktivizohet shfaqen te gjitha simptomat ose asnje.

Nga ky arsyetim dalim ne shpjegimin se pse gjate atakeve te panikut tek njerezit perfshihen nje mori simptomash dhe jo vetem nje.

Ne momentin qe aktivizohet SN parasimpatik (i cili ka efekte te kunderta me ate simpatik) normalizon ankthin dhe restauron ndjenjat e qetesimit. Pra SN parasimpatik eshte nje mbrojtes i brendshem i cili nuk lejon qe ankthi te vazhdoj pergjithmone deri ne nivele demtuese.

Duke qene se gjate aktivizimit te SN simpatik sekretohen disa kimikate nga gjendra adrenale ( adrenalina dhe noradrenalina) ne momentin qe qetesoheni mund te vazhdoni te ndjeheni i shqetesuar edhe per pak kohe. Kjo ndodh sepse kimikatet e lartepermenduara vazhdojne te qarkullojne ne sistemin tuaj dhe kjo eshte arsyeja pse duhet edhe pak kohe qe ju te normalizoheni plotesisht.

Nga ana tjeter, eshte pikerisht SN simpatik ai qe rrit rrahjet e zemres dhe shton shpejtesine e qarkullimit te gjakut duke bere ne kete mundur furnizimin me oksigjen. I gjithe ky proçes pergatit organizmin ndaj pergjigjeve perballje-ikje e cila nga ana e saj aktivizon te gjithe metabolizmin trupor. Kjo eshte arsyeja e shfaqjes se te gjitha atyre simptomave qe kemi permendur.

Problemi jone eshte qe nuk e pranojme dot te mos kemi pergjigje per gjithçka. Kjo gje ndodh edhe me ty. Pra ti mendon, nese asgje e jashtme nuk me ben te ndihem ne ankth, atehere ka diçka qe nuk shkon tek une.
Ne kete moment truri shpik disa shpjegime/fiksime te tipit "jam duke vdekur ose po çmendem".
Duke qene se truri kerkon nje pergjigje ndaj rrezikut dhe kete nuk e gjen nga jashte sepse nuk ka, atehere ai kerkon nga brenda dhe shpik nje rrezik te tipit "jam duke vdekur", etj.

Duke qene se njerezit i perjetojne keq simptomat fizike qe ju shfaqen gjate atakeve te panikut atehere keto jane kthyer ne sinjale demtuese dhe kercenuese dhe kjo eshte arsyeja pse ata reagojne frikshem sa here qe ato shfaqen, sepse e lidhin kete gje me eksperiencat e meparshme. Kjo mund te sjell qe edhe gjate nje aktiviteti fizik apo edhe ne rast se djersisin mund te ndodh qe te perjetojne panik.
Asgje nga keto nuk duhet t'ju shqetesoj sepse sikunder e kam permendur edhe me siper te gjitha keto simptoma jane nje reagim i organizmit ndaj pergjigjes perballje-ikje, si rezultat nuk jane aspak te demshme per organizmin tuaj. Ne momentin qe ju do te ndergjegjesoheni se keto simptoma nuk jane te demshme atehere ju nuk do te perjetoni me atake paniku.

Ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.


Persa i perket medikamenteve si: xanax(alprazolam), tavor, rivontril, si dhe Elpram, citalopram, Escitalopram jane benzodiazepina te cilat futen ne grupin e SSRI evolutive ose me shqip jane medikamente qe ndihmojne dhe rregullojne shqetesimet e humorit te ankthit, e shume te tjera. Jane te rekomandueshme gjithmone me konsulten e psikiatrit per te luftuar simptoma te lehta depresive si dhe çrregullime te panikut. Dozat e rekomandueshme jane 20-40mg. Jane nder medikamentet me te fundit dhe rrjedhimisht me me pak efekte anesore se çdo medikament tjeter. Keto medikamente mund te japin rezultate te dukshme pas 15-20 diteve. Nje permiresim i dukshem ne me pak se 15-20 dite vjen si rezultat i "efektit placebo".

J@mes - Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Nntor 13, 2009, 09:40:36 PD »

Pasi te keni lexuar shkrimin e mesiperm lexoni kete teme qe mendoj se ka te beje me çrregullimin tuaj.

KLIKO KETU
Identifikuar


Luli
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35
82.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Luli


Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Janar 18, 2010, 11:03:29 PD »

-Edhe une vuaj nga çrregullimi i ankthit, dhe kisha dasht dikush te me ndihmoj. Tani do ta tregoj ne pika te shkurta se si kam ardhe deri tek kjo gjendje:
Pike se pari lufta ne Kosove eshte ajo qe na ka lene me pasoja shume njerez, mirepo deri tash para 7 muajve nuk kam vrejt dicka ndonje semundje psiqike.
Para pak kohe psikitari me tha qe vuaj nga crregullimi i ankthit dhe nga ajo dite perdori citalopram 30mg. Gjendjen ne fillim e kam pas jashtezakonisht te keqe, mirepo tash jam shume shume me mire. Dridhjet apo panikun e kam shume te rralle. Dhe tani ajo qe me brengose me teper eshte se kam nganjehere mendime negative ne koke: si vetevrasja apo mendimi se do cmendem (mirepo rralle here me ndodhin, me heret kam qene shume shume me keq).
E shoh gjendjen duke m'u rregullu cdo dite e me teper, tani dal shetiti pa problem, vazhdoj fakultetin dhe i dhe provimet si para 7 muajve.

(P/S) Meqe kjo teme qenka per crregullimet e panikut, kisha dasht nga ju te me keshilloni se si te veproj qe ta uli ankthin. Ndonje metode te relaksimit apo dic tjeter.
Faleminderit.
Identifikuar

Kjo goje nuk eshte per keta vesh.

Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot!
Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #8 : Janar 18, 2010, 11:11:25 PD »

Pershendetje dhe iu uroj mireserdhje ne forumin e psikologji.net.
Me vie jashtezakoisht mire qe keni perparuar dhe jeni ne stad te mire kjo tregon se si keni mundur edhe me te keqqen ,mund ti mundni shume me lehte edhe ato mendime negative qe i'u sillen verdall neper koke,veqse mendoni se keni shume per te dhene ne kete jeta dhe sia vlen te mendojm ne ato gjera kemi shume gjera per te bere.

Suksese dhe pergezime

eriona 
Identifikuar

Luli
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35
82.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Luli


Shiko Profilin
« Pergjigje #9 : Janar 18, 2010, 11:19:31 PD »

Pershendetje dhe iu uroj mireserdhje ne forumin e psikologji.net.
Me vie jashtezakoisht mire qe keni perparuar dhe jeni ne stad te mire kjo tregon se si keni mundur edhe me te keqqen ,mund ti mundni shume me lehte edhe ato mendime negative qe i'u sillen verdall neper koke,veqse mendoni se keni shume per te dhene ne kete jeta dhe sia vlen te mendojm ne ato gjera kemi shume gjera per te bere.

Suksese dhe pergezime

eriona 
Eriona,
te faleminderit per perkrahjen tuaj. Shendet dhe fat ne jete.
Identifikuar

Kjo goje nuk eshte per keta vesh.

Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot!
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Janar 18, 2010, 11:54:42 PD »

Pershendetje Luli

Paraprakisht ju rekomandoj te lexoni shkrimet e mesiperme te cilat besoj se vlejne edhe per problemin tuaj.

Me pas lexoni kete teme:    
Përshkrimi psikologjik e fiziologjik i frikës dhe ankthit


Ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth ose ndjeni stres apo tension si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.

Ju mund te zhvilloni çdo lloj aktiviteti fizik. E rendesishme eshte qe keto aktivitete te zhvillohen ne vende te hapura dhe me ajer te paster (p.sh. nga liqeni). Nje aktivitet fizik si (p.sh. vrapi) duhet te shoqerohet paraprakisht me gjimnastike/nxehje te trupit. Me rendesi do ishte degjimi i muzikes (me kufje) gjate vrapit/gjimnastikes. Kjo do te ndihmonte perveç te tjerash edhe ne heqjen e vemendjes nga degjimi i frymemarrjes tende. Ditet e para duhet te shoqerohen me disa ndalesa dhe distanca do mund te rritet me kalimin e kohes. Keto pika besoj se jane te qarta dhe te vlefshme per cilindo nga ne.
« Ndryshimi I Fundit: Janar 18, 2010, 11:59:28 PD nga J@mes » Identifikuar


Luli
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35
82.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Luli


Shiko Profilin
« Pergjigje #11 : Janar 18, 2010, 04:02:09 MD »

Pershendetje Luli

Paraprakisht ju rekomandoj te lexoni shkrimet e mesiperme te cilat besoj se vlejne edhe per problemin tuaj.

Me pas lexoni kete teme:    
Përshkrimi psikologjik e fiziologjik i frikës dhe ankthit


Ushtrime si mbajtja e frymes 30sek ose sa te keni mundesi gjate momenteve qe perjetoni ankth ose ndjeni stres apo tension si dhe relaksim i muskujve 60sek ju bejne mire.

Ju mund te zhvilloni çdo lloj aktiviteti fizik. E rendesishme eshte qe keto aktivitete te zhvillohen ne vende te hapura dhe me ajer te paster (p.sh. nga liqeni). Nje aktivitet fizik si (p.sh. vrapi) duhet te shoqerohet paraprakisht me gjimnastike/nxehje te trupit. Me rendesi do ishte degjimi i muzikes (me kufje) gjate vrapit/gjimnastikes. Kjo do te ndihmonte perveç te tjerash edhe ne heqjen e vemendjes nga degjimi i frymemarrjes tende. Ditet e para duhet te shoqerohen me disa ndalesa dhe distanca do mund te rritet me kalimin e kohes. Keto pika besoj se jane te qarta dhe te vlefshme per cilindo nga ne.


J@mes,
separi te pershendes dhe faleminderit per kete shkrim qe me rekomandove ta lexoj. Gjithashtu edhe per keshillat.
Une nga ju i lmesova shume keshilla te mira qe asnjehere me pare si kam ndegju. Do i ndjek me perpikeri sepse jam i interesuar te sherohem komplet (edhe pse tash mire jam nese e krahasojme me gjendjen me heret).

Besoj qe do sherohem dhe s`do ta kem prap te njejtin problem.

(P/S) James, tash kam disa pyetje per juve:
A ka mundesi njeriu te cmendet nese vuan nga crregullimi i ankthit, dhe nese sherohet njehere, a mund te rikthehet prap pas disa viteve?

Identifikuar

Kjo goje nuk eshte per keta vesh.

Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot!
Luli
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35
82.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Luli


Shiko Profilin
« Pergjigje #12 : Janar 18, 2010, 04:03:25 MD »

....
Identifikuar

Kjo goje nuk eshte per keta vesh.

Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot!
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #13 : Janar 18, 2010, 06:25:07 MD »

A ka mundesi njeriu te cmendet nese vuan nga crregullimi i ankthit?
Nese sherohet njehere, a mund te rikthehet prap pas disa viteve?

1. Sikunder e kam shprehur edhe ne shkrimet e tjera nje çrregullim i tille manipulon trurin tone dhe na ben ne te fiksuar pas problemeve me te vogla ose te paqena. Prandaj thelbi eshte te punohet me "te menduarit" (mendimet tona).

Çrregullimet e ankthit jane plotesisht te sherueshme, nese sigurisht ato nuk lihen pas dore.
Njeriu ben gjithçka per shendetin e tij dhe shqetesohet per te. Eshte pak a shume si t'ju dhembi nje dhemballe, nese e lini pas dore ajo do te filloj te prishet dhe dhimbjet do te jene me te medha. Nese nuk vepron shpejt ajo mund te prishe edhe dhembet ngjitur me te.

Ekzistojne raste ku individe te caktuar me çrregullim ankthi per arsye nga me te ndryshmet nuk i drejtohen qendrave te specializuara edhe pse shqetesimi qe kane mund ti kete krijuar mjaft probleme ne jeten e tyre si dhe ne marredheniet sociale. Kjo kategori duke e lene problemin mbas dore jo vetem qe e agravon gjendjen por mund te kaloj edhe ne depresion.

Pikerisht per kete arsye eshte mire qe njerezit te jene te ndergjegjshem qe me te diktuar probleme ne vetevete te marrin iniciativen edhe te konsultohen/vizitohen.

2. Semundjet psikike ushqehen nga truri jone. Mbas rekuperimit individi eshte plotesisht i afte te jetoj jeten ne menyre normale dhe plotesisht i afte ne te gjitha drejtimet. Jeta ne vazhdimesi mund te kete te papritura, uljet dhe ngritjet jane te paevitueshme e per kete duhet qe njeriu te tregohet i logjikshem, me karakter e vetebesueshmeri te larte. Ne rastin tuaj eshte e rendesishme qe keto elemente te personalitetit te qendrojne gjithmone te zgjuara. Natyrisht qe ashtu si gota e krisur kerkon te ruhet me perkujdesje per te mos u thyer ashtu edhe ju duhet te jeni me te kujdesshem dhe perkohesisht te menjanoheni ndaj gjerave, njerezve, ambjeteve qe ju shqetesojne apo merzisin.

J@mes
Identifikuar


Luli
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 35
82.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Luli


Shiko Profilin
« Pergjigje #14 : Janar 19, 2010, 08:13:17 PD »

J@mes,

te faleminderit per keshilla dhe per kohen qe ma kushton. Kjo ndihma e juaj me ka bere shume me te forte emocionalisht gje qe me ndihmon shume shume.
Te faleminderit edhe njehere, jete te gjate dhe te lumtur!
Identifikuar

Kjo goje nuk eshte per keta vesh.

Miremengjesi pasqyra ime, dukeni tmerrshem sot!
Faqe: [1] 2 3   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.202 sekonda me 21 veprime.