psikologji.net
Prill 17, 2014, 05:36:43 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Shkolla e parë Shqipe  (Lexuar 12136 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Janar 18, 2010, 03:31:12 MD »

Shkolla e pare Shqipe eshte hapur 400 vjet me pare

Per shume dhjetevjeqar shteti komunist ka servisur tezen zyrtare se sipas te ciles shkolla e pare shqipe eshte hapur vetem ne Korce me 7 mars 1887

Faktet tregojne se shkolla shqipe jane hapur ne viset e veriut rreth 400 vjet me pare
At Donat Kurti ne nje studim te botuar ne revisten Hylli i Drites me 1935 flet per te paren shkolle shqipe te hapur me 1638. Si te parat shkolla ‘’per sa dijm na’’ ai permend shkollat e Pdhanes (lexo:Pllanes) ,e Blinishtit dhe e Shkodres. Per te paren ai thote se eshte hapur me 1638.Ndersa studiusi amerikan Edwin Jacques ne librin e tij te njohun ‘’Histroria e Popullit Shqiptar nga lashtesia deri ne ditet e sotme’’ (The Albanians:An Ethnic history from Pre-Historic Times to dhe present ) i con shkollat e para shqipe pak me perpara ne kohe ne vitin 1632. Shkolla e pare e dokumentuar ne gjuhen shqipe u hap ne Velje (Vele) te Mirdites me 1632.Po nje tjeter shkolle e hershme eshte edhe ajo ne Kurbin e vitit 1632. Ne keto shkolla pervec shkrimit e leximit aty mesohej edhe gramatika shqipe e perdoreshin librat e Bardhit,Bogdanit e Budit. E.Jacques shton se nje tjeter shkolle u hap ne Pllane nje fshat afer lumit Mat me 1638, ne Troshan me 1639 dhe ne vete qytetin e Shkodres me 1698. Ne keto shkolla terhjekun vemendjen emrat e mesuesve su :Shqiptari (Gjon) Shkodrani (Filip) e Dhermiu me prejardhje nga jugu i Shqiperise nga Dhermiu.
Deri me 1878 u hapen shkolla ne gjithe veriun e deri ne Durres.Kishte 21 shkolla fillore qe zhvillonin veprimtarine e tyre me nga 30 nxenes secila duke perjashtuar ate te Prishtines qe kishte mese 80 nxenes
Te gjtha keto shkolla ishin fetare katolike gje e kuptushme per kohen dhe nuk kishte si te ishte ndryshe. Katolicismi perfaqesonte fene e pare te shqiptarve. E.Jacques citon nji klerik franceskan me emrin Leonardo i cili lidhur me thelbin e shkollave pohon: Ne Jemi me shume misionare te qytetnimit se sa te fese.
Me kete fryme mbahet edhe Kuvendi i Arberit me 14-15 janar 1703 te dielen e dyte te Epifanise ne Kishen e Shen Kollit ne Mirkinje te Lezhes.
Kuvend i organizum nen drejtim e nji Pape te madh Klementi XI pape me gjak shqiptari i cili sunonte te mbante gjalle shqiptarizmin e kombin shqiptar nga asimilimi i perandorise Osmane. Sic dihet historikisht dokumentet u botun si ne latinisht si ne shqip 300 vjet me pare gja qe deshmon se ishin te shumte ata njerez qe dinin te shkuanin e lexonin shqipen pra as shkollat ku ata ishin shkolluar.

E.Jacques thekson se ne Shkoder ne 1877 kishte nji qender me ndikim e arsimim te larte Kolegji Shen Francesk Savierit, qe paiste me arsim tregtar e teknik mese 400 studente.
Kjo shkolle e larte ishte edhe nji qender shkencore per krejt Ballkanin.Ne kete Kolegj Shen Francesk Savierit ndollej edhe Observatori astronomik i themelur me 1888 si i pari observator astronomik ne Ballkan. Observatori astronomik vazhdoi funksinimin e tij deri me 1947 kur u konfisku na komunistet.

Le te kthehena tek shkollat.Asnji botim zyrtar nuk i permend ato e vazhdohet me tezat e vjetra ku i bahen elogje sholles se Korces.
Ndodh per pergjegjesi shtetnore, padije,per ateizem, apo pse jane gjurmet e frymes kunder-kombetare te diktatures e cola e vente ‘’intercionalizmin ‘’ e ideologjine para interesave kombetare? Cdo te thote prapesimi i historise e qumja e hapjes se shkolles se pare shqipe me 300 vjet me vone nga sa eshte e verteta e dokumentuar.Ne nji Europe ku lulzojne Universitetet mijevjeqare eshte dicka e perbindshme e mostruoze kunder kultures e historise se kombit tand te deklarohet se kemi hapur shkollen e pare shqipe me 1887 kur e verteta eshte krejt ndryshe dhe duke humbur qellimisht 300 vjet histori e kulture. Eshte nje nder sherbimet ma te keqia qe i bahet Kombit Shqiptar si dhe nji investim per llogari te qarqeve etnonacionaliste te Ballkanit.
Te gjithe diktatoret e perkambim popullin e vet por jo edhe kulturen e trashiguar e gjuhen e tij.
Me sa duket eshte quajtur politikisht e drejte dhe e dobishme qe per inad te Shkodres dhe te Veriut antikomunist per urrejte ndaj katolicismit e qyteterimit perendimor te sakrifikohej e fundosej edhe kultura e trashigimia e qytetnimit Europian i kombi shqiptar.

Me dy fjale:Kur vjehrra gjeti nusen me mullixhine;plaka klithi:
per indat te nuses futsha tim bir nen dhe.

nga gazeta BOTA SOT e dates 8/nentor/2003
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2802
7483.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #1 : Janar 18, 2010, 03:34:29 MD »

Historikisht shkollat tona te para shqipe - P. DONAT KURTI, O, F, M.

P. DONAT KURTI, O, F, M.

Historikisht Shkollat tona te para shqipe

Ma të parat shkolla, mbas të bierrunit te autonomis në Shqypni, kjenë, per sa dijm na, tre

shkolla e Pdhanës, e Blinishtit e e Shkodërs.

Në vj.1638 P. Hiacinti a Sospitello O.F.M italjan me fis, por shqyptar me zemer, pat guximin me i u perveshë per të mirë të vendit nji punës ne veshtrim të plotë kultural, tuj çilë shkollen fillore në Pdhanë, aso kohe vend mjaft i banuem. Kje ndiekë me zell prej vendasve e i mrrijti zani deri nder katunde të largta të Zadrimës, qi me më zi qi pritshin me i çue fmit e vet. Numri i xansave të jashtem pat mrrijtë deri në 25 e kta na ep shkas me nenkuptue, se do të kenë pasë edhe ndoi konvikt. Dijm prej dokumentash, se posë uratve xëshin edhe msime letrare d. m. th. mbahej deri diku nji shkollë e mjesme pa perjashtue gjuhen e vendit.

Perparimi kje aq i madh, sa i terboi Turqt, te cillët mbas 9 vjetsh e rrenuen faret.

Në vjetë 1697 kje çilë rishtas. Se deri kur vijoi, nuk dihet; dokumenti mbaron tuj thanë per të, se ka gjasë se gjindet edhe sot» (1702?)5

Nji vjetë mbas themelimit të shkollës së Pdhanës d.m. th. në vj. 1639 kje çilë prej fretenve të kuvendit të Troshanit nji tjeter shkollë në Blinisht drejtori i së cillës kje P. Karl Mirandulanus 0. F. M.

Me shka duket,kje nji shkollë mjeft e plotsueme. Ndiqej prej ma se 50 xansash e posë kndimit e shkrimit xëheshin edhe landë tjera, posaçe gjuha latine prej atyne qi dojshin me u ba meshtar. Deri .sundimtarët çuditeshin per perparim, qi bahej n´at shkollë; por anmiqt ishin të panumer e në vj. 1640 rejtorin e ksajë shkolle e gjëjm në burg7 tuj psue mundime të mdhaja. Ka gjasë se kjo shkollë smujt me vijue gjatë, pse P. Karli kah mbarimi i ksajë vjete njehet nder msuesa në shkollë të Pdhanës.

Në vj. 1698 a aty pari gjejm se P. Filipi prej Shkodret 0. F. M. çilë në Shkodër nji shkollë private e mson fmit e tregtarve e të pasanikve.

Nji qi i ka përpara sysh pshtiellimet e atyrie kohve, mnin posaçe kundra katolikve e kundra cdo shejit kulturar, mund ta marrë me mend, se c´vlerë paten kto shkolla per shpirt të shqyptarit dhe vetem porsi hap kah qytetnimi.

Por kush mundet mandej me dyshue, se në to shkolla nuk flitej shqyp? Në çë mndyrë katundari i padishem i ndiqte me zell, në kje se s' merrte gja vesh. Veprat, qi na kan mbetë prej atyne puntorve të palodhshem, prej atynë msuesave ë kujdesshem, na dishmojn kjartë,se ato shkolla s'kjenë mjete të hueja per me imfuencue në shpirt të popullit shqyptar simpati e parti; por paten per qellim drejt per drejt të naltuemt e moralit e shkasin kahë kultura, e kta tash gadi 300vjet.

Kta rnsuesa kjenë, qi me 20 prill 1711, të ndimuem e të nzitun prej Papës shqyptar,Klementi XI ngrehen në Romë në kuvend te S. Pietroj Montorio nji katheder per gjuhë shqype, per me i ba gadi misjonarët e huej me mujtë ma letas me vyejtë vendit tonë; e njatëherë kur së mendote kush per gjuhë shqype e per zhvillim të sajë, kta jane qi perpilojn ma te parat gramatika, fjalore e perkthime.“


Prej vj. 1800 e deri në vj. 1861 çilen aty-ktu shkolla private me klasë fillore. Veç në Shkodër mbahen mend 12 shkolla fillestare: 8 per djelm e 4 per varza. Mjetet ishin të vogla e primitive, prandej nuk asht per t' u shikjue gjith aq perparimi a dobija, qi xierej prej sosh, sa inicjativa, hapi heroik, zelli per të hapun të kulturës. Nji msues perfaqsote nji shkollë në vedi. Ende sot, si në shëj evarije, kujtohen me ande emnat e tyne prej popullit katolik shqyptar.

E perkohshmja „Perparimi" i rreshton emnat e msuesave ma të njoftun me ket rend: Gegë Kodheli, Gjergj Benussi (1836), Gjon Shkrumi, Zef Kamsi, Jaku i Tushit të Mark Krajës (Speci), Shor Markja, Don Pepini, D. Ejell Radoja, D.P. Babi.“



Ky eshte nje botim i vitit 1935 (tresh/ForumiHorizont)
Identifikuar


Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.125 sekonda me 20 veprime.