psikologji.net
Nntor 01, 2014, 08:53:51 PD *
Miresevini, Vizitor. Ju lutemi identifikohuni ose regjistrohuni.

Identifikohuni me emrin, fjalekalimin dhe kohen e identifikimit
Njoftime: Lexoni materiale të ndryshme në: Psikologji - Gjithçka nga www.Psikologji.net <> Për të pasur të drejta dhe akses të plotë në të gjithë forumin, ju duhet të regjistroheni së pari. Për t'u regjistruar klikoni këtu: Regjistrohuni. Për çdo problem mund të na kontaktoni në: eldi@psikologji.net
 
  Kreu Forum Ndihme Kerko Kalendari Shop Identifkohuni Regjistrohuni  
Faqe: [1]   Shko Poshte
  Printo  
Autor Teme: Vetëvrasja  (Lexuar 9251 here)
0 Anetare dhe 1 Vizitor po shikojne kete teme.
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« : Dhjetor 09, 2008, 08:56:43 PD »

Kohët e fundit është shtuar ndjeshëm numri i vetëvrasjeve në vendin tonë.

Kush janë shkaqet që pothuajse cdo ditë ndodhin vetëvrasje në Shqiperi?
Pse një njeri kryen vetëvrasje?
Cfarë mendimi keni ju në lidhje me këtë fenomen?


Me vetvrasje do të kuptojmë veprimin e një personi për të shkaktuar vdekjen e vet, për t’i shpëtuar një situate të gjykuar të padëshirueshme për të. Për herë të parë termi vetëvrasje (suicid) është përdorur në shekullin XIII. Më parë quhej “vrasja” (homicid) e vetëvetes.
Depressioni është paraprijës i shumicës së vetëvrasjeve. Vetëvrasja është pasoja më e tmershme e depresionit bipolar apo atij unipolar.
Sot në botë nga vetëvrasja vdesin rreth 1 milion njerëz për çdo vit. Sipas Organizatës Botërore të shë ndetësisë në çdo 40 sekonda në botë dikush bën vetëvrasje. Vetëvrasja tani zë vendin e tetë në botë, në mesin e shkaqeve kryesore të vdekjes në popullatën e përgjithshme dhe madje është shkaku i tretë kryesor i vdekjes së individëve të moshave ndërmjet 15 dhe 24 vjeç.
Ndonjëherë, vetvrasja është menduar edhe si vepër e arsyes së lartë. Seneka, një filozof romak ka thë në: “Jeta nuk është e mirë, përveç jetës së mirë. Prandaj, njeriu i mençur jeton mirë aq sa duhet, e jo aq gjatë sa mundet… Ai gjithmonë duhet ta mendojë jetën në kushtet e cilësisë e jo në të sasisë … Vdekja e hershme apo e vonshme nuk ka rëndësi, vdekja e mirë apo nga sëmundja ka”.
Shumë vende të botës kanë qëndrime nderuese apo lavdëruese rreth vetëvrasjes. Në Japoni vetvrasja është një akt i glorifikuar. Ata besojnë se vetëvrasja është “një zgjidhje krenare e problemeve të pazgjidhura”. Edhe pse shumë kultura e pranojnë vetëvrasjen, në të shumtën e rasteve ajo konsiderohet si një akt i mjerë për dalje nga situata. Vetëvrasja në shumicën e shoqërive është e ndaluar. Shumica e religjoneve e konsiderojnë atë si mëkat, ndërsa në disa shtete ajo është edhe krim.
Vetvrasja nuk është mishërim i forcës dhe shpesh vjen pas një periudhe të gjatë depresioni. Vetëvrasja duket sikur të jetë zgjidhja e problemeve kur personi mendon se tani nuk ka zgjidhje për problemet e tij.
Nga pikë pamjajuridike, kryerja e vetëvrasjes në shumicën e vendeve të botës nuk konsiderohet si krim. Ndërsa, ndihma që jepet për shkaktimin e vetëvrasjes, në shumë vende konsiderohet si krim për të cilin parashikohen dënime deri me 15 vjet burgim. Hulumtimi i parë shkencor për vetëvrasjen është kryer nga Emil Dyrkemi (Emil Durkheim 1858-1917). Në vitin 1897 ai botoi njërin nga librat më të rëndësishëm në sociologi, “Vetëvrasja: një studim në sociologji”.

Psikologji.net
Identifikuar


Gazi
Anëtar kryesor
***
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 155
1321.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gazi

Shiko Profilin
« Pergjigje #1 : Dhjetor 09, 2008, 04:22:41 MD »

Mendoj se vetvrasja eshte nje krim kundrejt vetvetes, absolutisht e denuar. Zoti na rujt!
Identifikuar
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #2 : Dhjetor 11, 2008, 01:37:52 MD »

Faktorët kryesorë të rrezikut për vetëvrasje

Faktorë të përgjithshëm të rrezikut nga vetëvrasja

1. Serioziteti mjeksorë i tentativave të mëparshme
2. E kaluara me tentativa vetvrasjeje
3. Ideacioni akut suicidal
4. Atraksioni/ngazëllimi ndaj vdekjes
5. Ndjenja e humbjes së shpresës
6. Historia familjare e vetvrasjeve
7. Mbidozimi me alkool
8. Humbja/Ndarjet

Faktorë të rrezikut për vetëvrasje tek të miturit

1. Tentativat e mëparshme për vetëvrasje
2. Depresioni ose abuzimi me substancat
3. Prania e hershme e çregullimeve mendore
4. Situata stresuese apo humbja e dikujt
5. Vetëvrasje në familje


Dallimet gjinore dhe vetëvrasja

Femrat bëjnë përafërsisht tri herë më shumë tentativa të vetëvrasjes se sa meshkujt, mirëpo meshkujt aktualisht arrijnë të vrasin veten tri herë më shumë se sa femrat.
Këto dallime/divergjenca duket se janë zvogëluar paksa viteve të fundit. Shkalla e lartë e tentativave të vetëvrasjes tek femrat është e lidhur me faktin se depresioni ato i godet më shumë se burrat, përderisa shkalla e vetëvrasjeve të “suksesshme” tek meshkujt ndoshta ka të bëjë me metodat të cilat ata i zgjedhin për të bërë vetëvrasje; gratë zgjedhin metoda më pak vdekjeprurëse, siç janë: prerja e nyjes së dorës dhe marrja e sasisë së tepërt të pilulave të gjumit; për ndryshim nga meshkujt të cilët zgjedhin të vrasin me armë veten ose të hidhen nga ndërtesat. Shkalla më e lartë e vetëvrasjeve si tek meshkujt apo tek femrat paraqitet tek të shkurorëzuarit dhe të vejat; vetmia ashtu si dhe mënyra e të kuptuarit të dëmtimit të çështjes personale sigurisht se kontribuon në këtë statistikë. Mashkulli i cili vret veten është i prirë që të motivohet në dështimin e tij në punë kurse femra e cila vret veten është e prirë që motivin për një gjë të tillë ta gjejë në dështimin e saj në dashuri.


Mosha dhe Vetëvrasja

Tek fëmijët nën moshën 14 vjeçare, rastet e vetëvrasjes janë të rralla. Mirëpo, fëmijët mbi këtë moshë të cilët janë vetëvrasës, kanë një personalitet impulsiv dhe hiperaktiv, tregojnë pak dhembje dhe kanë prindër që i abuzojë dhe i neglizhojnë.
Vetëvrasja tek të rinjtë është në rritje e sipër. Në 35 vitet e fundit vetëvrasja tek studentët është trefishuar. Meshkujt ndërmjet moshës 20 dhe 24 vjeç janë më të goditurit. Dy studime të autopsive psikologjike të vetëvrasjeve te kjo moshë kanë bërë të ditur përfshirjen e përdorimit të drogës dhe depresionit si paraprijës të vetëvrasjes.
Në një studim të bërë nga David Shaffer nga Universiteti i Kolumbias ishin analizuar 160 të rinjë që kishin vrarë veten në Nju Jork nga viti 1984 deri në 1986. Ai kishte gjetur shtrirje/mbizotërim të njëjtë të substancave narkotike, por më pak çrregullime depresive. Shumica e vetëvrasjeve ishin bërë nga meshkujt; ata dominonin si në zgjedhjen e armëve vdekjeprurëse për të bërë vetëvrasje, po ashtu edhe në numrin e tentativave për vetëvrasje.
Shkalla e vetëvrasjeve në mënyrë dramatike shënon rritje nga mosha e mesme deri në atë të pleqërisë. Shtimi i depresionit, vetmia, shpërngulja në lokalitete të panjohura, humbja e kuptimit të familjes dhe shoqërisë si dhe humbja e personave që i do janë sigurisht disa prej faktorëve që ndikojnë në shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek mosha e vjetër. Në kulturat dhe komunitetet në të cilat të moshuarit janë të respektuar dhe mbesin persona të rëndësishëm në jetën e familjes, vetëvrasjet janë shumë të rralla.
Percy Brigdman, fitues i çmimit Nobel në fizikë dhe pozitivist i njohur amerikan, qëlloi për vdekje veten në moshën 80 vjeçare. Ai ishte i sëmurë nga kanceri dhe kishte dhembje të mëdha. Një ditë para se ta vriste veten, ai ua kishte postuar Universitetit të Harvardit indeksin e veprave të tij të përmbledhura.


Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #3 : Dhjetor 11, 2008, 01:39:08 MD »

Ndikimet gjenetike

Rreziku për vetëvrasje është rreth katër herë më i lartë se mesatarja në të afërmit e një personi që ka kryer vetëvrasje dhe gjashtë herë më i lartë në fëmijët e adoptuar të një prindi biologjik që kryen vetëvrasjen. Mendohet se kjo lidhet dhe me neurotransmetuesin serotoninë.
Njerëzit e depresuar kanë nivele të ulta të serotoninës dhe kanë tendenza të larta për suicid.
Mendohet se një kombinim i impulseve të agresivitetit dhe ndjenjës së pashpresshmërisë, shoqëruar këto edhe me defiçiencën e serotoninës, që ndodh më tepër te burrat se te gratë, shpjegon faktin se pse burrat vetvriten më shpesh se gratë edhe pse këto të fundit kanë një probabilitet më të madh të vuajnë nga depresioni.

Klasifikimi kryesor i vetëvrasjeve; Arsyet/Motivet e tyre.

Në studimin e parë bashkëkohor lidhur me vetëvrasjen, sociologu i njohur francez Emil Durkheim ka theksuar tri motive të vetëvrasjeve, të gjitha prej tyre janë të lidhura ngushtë me mënyrën se si një person e gjen vendin e tij në shoqëri.
Durkheim këto motive i ka quajtur anomike, egoiste, altruiste dhe fataliste.
Vetëvrasja anomike karakterizohet me çrregullime të rënda dhe shpërthen nga prishja e marrdhënieve të një individi me shoqërinë e tij; humbja e vendit të punës, depresionit ekonomik, pasurimit të papritur, ndërrimi i sistemit shoqëror etj.
Vetëvrasja egoiste ndodh atëherë kur personi ka shumë pak lidhje me shoqërinë e tij. Kërkesat shoqërore, ndër to kryesisht kërkesa për të jetuar, nuk e arrinë individin egoist.
Vetëvrasja altruiste, është vetëvrasje që kërkohet nga shoqëria, nga grupi social ku individi është i integruar. Individi e jep jetën e vet në mënyrë që shoqëria e tij të përfitojë. Hara-kiri është një lloj prej vetëvrasjeve altruiste. Murgët budistë që dogjën veten e tyre deri në vdekje si shenjë e protestës ndaj padrejtësive të luftës së Vietnamit janë përkujtues të atyre individëve që bëjnë vetëvrasje altruiste. Ka edhe kulte të ndryshme (disa sekte sataniste, “Tempulli i Davidit” etj) të cilat si pjesë të ritualeve të tyre kanë vetëvrasjet.
Në fund të këtij klasifikimi kemi edhe vetëvrasjen fataliste. Ky lloj i vetëvrasjes të cilin Durkhemi e kishte përshkruar në një fusnotë, karakterizohet me një mënyre të rregullacionit apo të të rregulluarit të shtuar apo të tepërt. Këto janë shumë të rralla dhe ndodhin atëherë kur individi e vlerëson se rrethanat në të cilat ai jeton janë bërë thjeshtë të papërballueshme. Kështu p.sh. shërbëtorët dhe skllevërit të cilët nuk mund të përballojnë rregullat e imponuara mbi ta, ushtari i cili nuk i përballon urdhërat etj. mund të vetvriten.
Mendimtarët bashkëkohorë shohin edhe dy motive të tjera fondamentale që shtyejnë në vetëvrasje:
Dhënia fund (mbarimi) dhe manipulimi. Ata që dëshirojnë mbarim, thjeshtë janë dorëzuar. Shtrëngimi / vuajtja e tyre emocionale është e patolerueshme dhe ata nuk shohin asnjë zgjedhje tjetër. Vdekjen e shohin si përfundim të të gjitha problemeve të tyre. 56% të tentativave të vetëvrasjes të shqyrtuara në studime sistematike janë klasifikuar se si këta persona kishin tentuar të arrijnë një ndalje/ fund ( angl: surcease). Këto tentime të vetëvrasjes kanë qenë të përcjella me depresion, pesimizëm të madh dhe gjithashtu viktimat kanë qenë të prirë që të jenë më vdekjeprurës se sa të mbeten vetëm në tentim-vetëvrasje (Beck, 1976).
Si motivim tjetër për të bërë vetëvrasje (apo për të tentuar vetëvrasjen) është edhe dëshira për të manipuluar njerëzit e tjerë me tentim-vetëvrasjeje. Disa dëshirojnë të manipulojnë botën që mbetet pas vdekjes: të kenë fjalën e fundit si argument, t’i hakmerren dikujt për shkak të dashurisë së refuzuar, t’ia shkatërrojë jetën ndonjë personi etj. Zakonisht me anë të vetëvrasjes së manipuluar, personi ka për qëllim të mbetet gjallë, mirëpo përmes seriozitetit të dilemës së tij, ai thërret në ndihmë ata të cilët janë të rëndësishëm tek ai.
13% e tentativave të vetëvrasjeve janë vetëvrasje manipulative; këto vetëvrasje janë të përcjellura me më pak depresion, me më pak pesimizëm dhe më me pak metoda vdejkjeprurëse se sa tentativat tek vetëvrasjet me motive të dhënies fund apo mbarimit (surcease) (Beck 1976). Vetëvrasjet manipuluese qartazi janë thirrje për ndihmë, por duhet pasur të qartë se jo të gjitha vetëvrasjet janë njëkohësisht edhe thirrje për ndihmë. Ata persona që dëshirojnë të ikin ngaqë jeta nuk është diçka që ia vlen për të jetuar, janë persona që nuk thërrasin për ndihmë, por për t’i dhënë fund telasheve të tyre. 31% e tentativave të vetëvrasjeve janë “të kombinuara”; kombinim i motiveve për të dhënë fund dhe i qëllimeve manipulative. Këtu personi nuk është i sigurt se a dëshiron të jetojë apo të vdes, a dëshiron “surcease” apo ndryshim në botën e tij. Në këtë grup të pavendosur, sa më shumë pesimizëm dhe depresion që e godet personin aq më të forta do të jenë motivet “surcease” për të tentuar vetëvrasje (Beck, Rush Shaw dhe Emery; 1979).


Vetëvrasjet aktive dhe pasive

Për disa njerëz zgjedhja e mënyrës për të kryer vetëvrasjen është një vendim i shqyrtuar me kujdes përderisa të tjerët marrin spontanisht mjetet më të afërta kur të mbërrijnë në pikën e dëshpërimit të skajshëm. Bazuar në mënyrën e kryerjes së tyre, shpesh përmendet një ndarje e vrazhdë e vetëvrasjeve në dy kategori që janë emërtuar “vetëvrasje aktive” dhe “vetëvrasje pasive”.
Metodat aktive të vetëvrasjes konsiderohen; e shtëna me armë zjarri, kërcimi nga lartësitë etj, pra metoda këto që prijnë të jenë të rrëmbyeshme (të shpejta) dhe efektive dhe lejojnë fare pak hapësirë për ndonjë ndërprerje apo kohë për rishqyrtim.
Metodat pasive përfishjnë mbidozimin, gazimin (helmimin me gaz), ngulfatjen në ujë etj. Pra metoda të cilat janë më pak të tejdhunshme dhe të cilat mund të lejojnë hapësirë për intervenim, apo kohë për rikonsiderim.

Dilemat dhe motivet në vetëvrasjen e të rinjëve

Vetëvrasja e të rinjëve është nje problem në rritje në shoqërine bashkëkohore. Ka shumë faktorë që kontribojnë dhe shumë mënyra që mund ta ndalojnë vetëvrasjen. Nëse shoqëria mundohet të parandalojë, atëherë numri i vetëvrasjeve do të zvogëlohet shumë.
Ka shumë faktorë që kontribojnë në vetëvrasjen e të rinjëve. Disa prej këtyre faktorëve janë çrregullimet psikologjike, varësia në substanca kimike, dhe pasiguria në identitetin seksual. Është vërtetuar që tek të rinjtë të cilët kanë çrregullime psikologjike numri i atyre që tentojnë të vetërvriten është shumë më i madh se i atyre që nuk kanë çrregullime. Gjithashtu është gjetur se të rinjtë që tentojnë vetëvrasje vijnë nga familjet jo funksionale që kanë pësuar trauma të vazhdueshme. Këta të rinjë janë në depresion të vazhdueshëm dhe ekstrem dhe kanë probleme të sjelljes. Tek të rinjtë që kanë përjetuar abuzim fizik dhe seksual është gjetur se numri i vetëvrasjeve është shumë më i madh se i atyre që nuk kanë përjetuar këto abuzime. Të rinjtë që kanë elemente vetëvrasjeje në veten e tyre shumë shpesh kanë notë mesatare të ulët ne shkollë. Në vitin 1987 është bërë një studim për nxënësit e shkollave të mesme dhe është vërtetuar se statusi akademik i të rinjëve me tendenca suicidale ka qenë shumë i ulët. Është gjetur se prindërit e këtyre fëmijëve kanë probleme bashkëshortore, probleme në lidhje me profesionin e tyre dhe probleme me të qenurit prind.
Shkenctarët A.F. Henry dhe J.F. Short kanë ardhur në një konkluzion interesant: se vetëvrasja ndodh tek ata persona të cilët nuk janë të lumtur, pa pasur ndonjë burim të jashtëm për fajësim. Ata dallojnë nga personat të cilët kanë ndonjë burim të jashtëm, siç është varfëria, për ta fajësuar. Këta të fundit tentojnë të jenë agresivë ndaj forcave të jashtme sesa të mendojnë për vetëvrasje. Nëse kjo është e vërtetë, atëherë gjithnjë duhet ta kemi parasysh se krahasuar me të kaluarën të rinjtë e sotëm kanë shumë më pak faktorë të jashtëm që t’u shkaktojnë vuajtje. Zvogëlimi i varfërisë, edukimi më i mirë, ruajtja e bërthamës familjare dhe shpenzimet për mirëqenien e për shërbimet e fëmijëve që janë rritur dukshëm, janë disa prej këtyre faktorëve. Edhe përkundër këtyre, numri i vetëvrasjeve tek të rinjtë është rritur.
Disa ngjarje shpesh ndodhin në jetën e të riut të cilat kanë potencial të shpiejnë personin jashtë arsyes racionale. Në këto ngjarje numërohen humbjet personale, problemet me shkollën, apo konfliktet me familjen. Në humbjet personale nënkuptohet; vdekja e prindit, humbja e shokut, mbarimi i lidhjes romantike. Këto ngjarje mund të jenë shkatërrimtare për keqësimin e gjendjes emocionale të një të riu duke e çuar atë në depresion të thellë.
Konflikti mes familjes dhe të rinjëve përkatësisht konflikti mes gjeneratave ëshë një problem i shoqërisë moderne. Shpeshherë adoleshentet do t’i keqkuptojnë këto konflikte dhe do ta ndiejnë veten vazhdimisht të poshtëruar. Kjo ndjenjë konstante e të qenurit i poshtëruar ka tendenca që ta shpie adoleshentin në një gjendje vetëvrasjeje.

Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #4 : Dhjetor 11, 2008, 01:40:36 MD »

Parandalimi i vetëvrasjes.

E vetmja mënyrë është përmes trajtimit të depresionit dhe çregullimeve të tjera emocionale. Progame informative shkollore, masmedia dhe ndërhyrja e saj kanë treguar se nuk janë të efektshme.
Një tjetër metodë mendohet të jetë vendosja e linjave telefonike dhe këshillimi urgjent në rast krize, por problemi në këto raste ka qënë fakti se jo të gjithë ata që kanë telefonuar ose telefonojnë janë duke tentuar vetëvrasjen, dhe shumë tentues janë aq të vetmuar sa s’marrin në telefon gjatë krizave të tyre.
Shpesh pacientët depresivë shpresojnë të pyeten nga doktori ose terapisti i tyre për episodet vetëvrasëse ose mendimet, por realisht ata nuk pyeten.

Shneidman mendon për disa hapa në rastet vetëvrasëse me terapinë me ta:
1. Vendosja e një marrëdhënie pozitive. Besimi te këshlluesi. Këshilluesi duhet të jetë dëgjues, kuptues, i interesuar, jo paragjykues dhe i gatshëm.
2. Kuptimi dhe qartësimi i problemit.
3. Vlersimi i potencialit suicidal.
4. Vlersohen dhe mobilizohen burimet e personit.
5. Formulohet një plan.

Psikologji.net
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #5 : Nntor 01, 2009, 04:20:22 MD »

Studim për vetëvrasjet



Studim për vetëvrasjet në ushtrinë amerikane



Numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane ka arritur shifra rekord, 115 në vitin 2007, dhe një rekord tjetër prej 139 vitin e kaluar.

E mërkurë, 05 Gusht 2009 22:29

Ushtria e Shteteve të Bashkuara po financon një studim pesëdhjetë million dollarësh që do të përfshijë gjysmë-milion ushtarë, në një përpjekje për të gjetur arsyet e një numri rekord të vetëvrasjeve dhe çka mund të bëhet për të ndryshuar këtë dukuri. Ky studim pesë-vjeçar po menaxhohet nga një agjenci civile, Instituti Kombëtar i Shëndetit Mendor, dhe përfshinë kërkues të aftë nga disa universitete presigjioze në vend.

Ekspertët e quajnë vetëvrasjen një "dukuri të rrallë," por vitet e fundit kjo dukuri në ushtrinë amerikane nuk ka qenë aq e rrallë.

Numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane ka arritur shifra rekord, 115 në vitin 2007, dhe një rekord tjetër prej 139 vitin e kaluar. Gjatë këtij viti pritet rritje e konsiderueshme e shifrave të vetëvrasjeve në ushtrinë amerikan.

"Sot numri i vetëvrasjeve është më i lartë se sa në vitin 2008. Nuk ka asnjë dyshim mbi këtë."

Ky ishte gjenerali Piter Kiarelli , zëvendës shef i stafit të ushtrisë amerikane. Ai ishte alarmuar nga numri i madh i vetëvrasjeve në ushtri gjatë dy muajve të parë të këtij viti, por ai tha se ky ritëm kishte rënë që atëherë.

"Në janar dhe në shkurt kanë ndodhur dyzet e një vetëvrasje. Në këto katër muajt e fundit kanë ndodhur edhe pesëdhjetë e një vetëvrasje tjera, jo gjithat janë të konfirmuara, duke sjellur një total prej nëntëdhjetë e dy vetëvrasjeve që kanë ndodhur deri më sot."

Ushtria amerikane ka filluar disa programe që kanë për qëllim trajnimin e ushtarëve dhe eprorëve të tyre të jenë të vëmendshëm për shenja dëshpërimi në mesin e tyre dhe shokëve të tyre, dhe t'i sjellin të prekurit në klinika për të marrë ndihmë profesionale.

Por përpjekjet nuk e kanë frenuar valën e vetëvrasjeve, kështu që udhëheqësit e ushtrisë duan të marrin fakte shkencore që japin hollësi për shkaqet e kësaj dukurie, dobësitë e individëve, dhe mënyrën më të mirë të kurimit. Doktor Tomas Insel është Drejtor i Institutit Kombëtar të Shëndetit Mendor.

"Vetëvrasja është vetëm maja e ajsbergut. Përmes këtij studimi, ne do të mësojmë shumë si për ekspozimin ndaj këtij rreziku, ashtu edhe për modifikimin dhe përmirësimin e aftësisë për ta përballuar. Dhe për këtë gjë gjithë vendi ka nevojë, jo vetëm ushtria."

Shumë njerëz brenda dhe jashtë ushtrisë pandehin se rritja e numrit të vetëvrasjeve mund t'i atribuohet stresit nga dislokimet e shpeshta nëpër zona të luftës, ku ushtarët përjetojnë rrëziqe të përditshme dhe ndarje nga familjet e tyre.

Por mjeku i cili do të udhëheqë këtë studim të gjërë, Robert Ursano, thotë se shkencëtarët nuk mund të tërheqin një paralele në mes të numrit të dislokimeve dhe vetëvrasjeve, të paktën jo para përfundimit të kërkimeve.

Në fakt, Doktor Ursano thotë se faktori kryesor që besohet të kontribuojë në vetëvrasje nuk është unik për ushtrinë, megjithëse mund të përkeqësohet nga dislokimet e shumta.

"Ekzistojnë disa shkaktarë të vetëvrasjeve që ne i dimë, shkaktari numër një është në fakt ndarja nga një marrëdhënie dashurore. Kjo është e vërtetë pavarësisht nëse personi është ushtarak apo civil. Problemi është, natyrisht, se ka me mijëra mardhenie dashurie që tjetërsohen por nuk përfundojnë me vetëvrasje. Pyetja shtrohet se cilat nga këto përfundojnë në vetëvrasje?"

Doktor Ursano thotë se i njëjti lloj stresi ndikon tek njerëz të ndryshëm në mënyra të ndryshme. Ndërsa një person çlirohet nga stresi i ndarjes nga e dashura ose një dislokimi në zone lufte, të tjerët do të ndikohen dukshëm, dhe një numër i vogël i tyre do të vetëvriten.

Përmes këtij studimi, Doktor Ursano dhe kolegët e tij nga universitetet e Harvardit, Kolumbias, dhe Miçigenit do të shpresojnë të identifikojnë personalitetet, gjenetikën, demografinë, faktorët mjekësorë dhe faktorë tjerë që mund të parashikojnë tendencën drejt vetëvrasjes në mesin e ushtarëve dhe civilëve.


Pastaj ata do të shikojnë për mënyra të trajtimit të njerëzve me tendenca të tilla për të reduktuar mundësinë e disa llojeve të stresit që çojnë në përpjekje për të bërë vetëvrasje. Ata do të shikojnë personelin mjekësor dhe dosjet mjekësore të ushtarëve të cilët kanë vrarë vehten dhe do intervistohen anëtarët e familjeve të tyre dhe shokët e tyre.

Drejtori i Institutit Kombetar të Shëndetit Mendor, Doktor Insel tha se ai beson se ky mund të jetë studim 'monumental' që do të ndryshojë mënyrën se si Amerika, dhe ndoshta edhe bota, merret me një problem të rëndësishëm, por që nuk e kanë kuptuar atë mirë.

Ndërkohë, ushtria po vazhdon zgjerimin e programeve të saj trajnuese, dhe do të hapë më shumë qendra për të reduktuar stresin dhe për të ofruar këshillime, në përpjekje për të pakësuar numrin e vetëvrasjeve në rritje shumë kohë para përfundimit të këtij program pesë vjeçar.

Në të vërtetë, ekspertët do të bëjnë publike rezultatet e këtij studimi ndërsa ato janë gati në mënyrë që, siç thotë doktor Insel, të marrim informacione vepruese për udhëheqësit e ushtrisë për t'i përdorur ato sa më shpejt që të jetë e mundur, duke marrë parasysh se trupat amerikane vazhdojnë të kenë stres të madh nga dislokimet e shumta në Irak dhe Afganistan. /voa/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #6 : Nntor 01, 2009, 04:26:18 MD »

Analize mbi studimin e vetevrasjeve ne ushtrine amerikane

Citim
Studim për vetëvrasjet në ushtrinë amerikane

Numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane ka arritur shifra rekord, 115 në vitin 2007, dhe një rekord tjetër prej 139 vitin e kaluar.

Ekspertët e quajnë vetëvrasjen një "dukuri të rrallë," por vitet e fundit kjo dukuri në ushtrinë amerikane nuk ka qenë aq e rrallë.

Numri i vetëvrasjeve në ushtrinë amerikane ka arritur shifra rekord, 115 në vitin 2007, dhe një rekord tjetër prej 139 vitin e kaluar. Gjatë këtij viti pritet rritje e konsiderueshme e shifrave të vetëvrasjeve në ushtrinë amerikan.

"Sot numri i vetëvrasjeve është më i lartë se sa në vitin 2008. Nuk ka asnjë dyshim mbi këtë."

"Në janar dhe në shkurt kanë ndodhur dyzet e një vetëvrasje. Në këto katër muajt e fundit kanë ndodhur edhe pesëdhjetë e një vetëvrasje tjera, jo gjithat janë të konfirmuara, duke sjellur një total prej nëntëdhjetë e dy vetëvrasjeve që kanë ndodhur deri më sot."

Ky fenomen eshte analogjik me periudhen e luftes ne vietnam, ne te cilen ç'eshte e verteta ushtria amerikane pati humbje te konsiderueshme.
Mjaft ushtare kane kryer vetevrasje ne ate periudhe te veshtire lufte, ne kushtet e nje depresioni te thelle.
Mirepo ky fakt ishte vetem maja e ajsbergut. Ne periudhen e postluftes tek shumica e ushtrise amerikane u shfaqen simptoma stresi. Duke qene se nje pjese e madhe e tyre nuk po arrinte te integrohej ne jeten sociale dhe te zhvillonte ne menyre normale jeten familjare apo ate te perditshme, te gjithe iu nenshtruan nje ekzaminimi mendor/psikologjik.

Shumica e ushtareve amerikan pas luftes ne vietnam u diagnostikuan me çrregullim te stresit post traumatik.

Sot ushtria amerikane edhe pse me teknika me te avancuara, e stervitur me mire dhe ne gjendje te perballoj rreziqe te medha, luften dhe friken po perballet serisht me nje fenomen te vjeter, te cilit si duket inteligjenca amerikane nuk i paska dhene rendesine e duhur.

Citim
Ekspertët e quajnë vetëvrasjen një "dukuri të rrallë," por vitet e fundit kjo dukuri në ushtrinë amerikane nuk ka qenë aq e rrallë.

Kjo deklarate duket qarte qe nuk ka dale nga fjalet e eksperteve, ose ne te kundert ekspertet nuk jane ekspert por ushtarak, qe mbrojne interesat e ushtrise/amerikes. Shembullin qe ky fenomen nuk ka qene asnjehere i rralle ne ushtrine amerikane e dhashe me siper.

Pse ndodhin gjithe keto vetevrasje ne nje kontigjent njerezish te stervitur mire per te perballuar rreziqe te medha, luftera, friken?

Te kalosh nje periudhe te gjate nen efektet qe te jep lufta nuk eshte gje e lehte. Ne keto situata njeriu eshte i rrethuar nga te katra anet jo vetem nga rreziqet por nga stresore te shumte te cilet e gryejne pak nga pak. Anthi qe perjetojne ushtaret ne kushte lufte eshte i larte. Deshperimi kur ngjitur me ta nje shoke humb jeten, nje familje qe po i pret e qe nuk i ka pare prej shume kohesh, femijet, e dashura, jeta e perditshme, etj.
Te gjitha keto elemente mund te çojne cilindo ne gjendje deshperimi i cili nese behet i vazhdueshem mund te kaloj ne depresion.
Ne kushtet e nje depresioni kryhet vetevrasja.

E. S. - Psikologji.net
Identifikuar


Gresa Pirana
Global Moderator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Femer
Postime: 2985
9006.00 Kredite

View Inventory
Send Money to Gresa Pirana


Shiko Profilin
« Pergjigje #7 : Nntor 01, 2009, 04:36:21 MD »

Mendoj qe ku ekgiston komunikimi ,perplasjet e individeve me individe te tjere lidhur me mosperputhjen e dy mendimeve ,shkuarja neper bastore te ndryshme ,lidhjet dashurore ,ikja e ndonje X personi nga ndonje veper penale e kryer ,te gjitha keto dergojne tek rruga e titulluar Vetevrasje.

Duhet te cek gjithashtu se vetevrasja mund te jete edhe me jo deshiren e ndonje personi per kryerjen e kesaj lloj vepre.

Te rrinjet jane ata qe me se shumti po e bejne kete gjest duke dashur te u ikin problemeve jetesore e gjene menyren per zhdukje nga kjo jete ,mendoj qe eshte e pakuptimte te besh kete veper penale (per cfaredo lloj motivesh)kur jeta eshte plot me sfida dhe duhet jetuar ,pra te ballafaqohemi me Jeten e jo t'ia kthejme kurrizin jetes.

eriona  
Identifikuar

eros
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 33
266.00 Kredite

View Inventory
Send Money to eros

Mos kerko te ndjekesh boten, lere boten t ndjek ty


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #8 : Maj 23, 2010, 03:49:23 MD »

Vetvrasja mendoj se eshte nje moment dobesie dhe idjotesie, smund te hedhesh posht nje jet te dhuruar per ta shijuar. Eshte i vetmi moment qe sme vjen keq per nje person te vdekur.
Identifikuar

The wold is yours, you are mine!!!
J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #9 : Korrik 25, 2010, 11:18:21 PD »

Berlin (IRIB) - Problemet psikologjike të ushtarëve gjerman në Afganistan këto tre muaj e fundit janë rritur me 15% në krahasim me tre muaj e mëparshëm. Sipas IRNA e cila citon burime nga spitalet gjermane numri i ushtarëve me probleme psikologjike në Afganistan është 169 krahasuar me numrin 116 tre muaj më përpara. Sipas këtij raporti numri i ushtarëve gjerman me probleme psikologjike gjatë vitit 2008-2009 ka qenë në ngritje dhe pothuajse është dyfishuar. /albanian.irib.ir/
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #10 : Korrik 25, 2010, 11:23:24 PD »

Autori i Lajmit: Dr.Sofokli Duka

Fenomeni i vetëvrasjeve është i shtrirë pothuajse në gjithë territorin e Shqipërisë, nga Jugu në Veri dhe nga Lindja në Perëndim. Përqindja më e madhe e numrit të rasteve të vetëvrasjeve rezulton të jetë në rrethet me popullsi më të madhe.

Madje edhe renditja e shkallës së vetëvrasjeve rezulton me renditjen, sipas dendësisë së popullsisë në këto rrethe. Këtu përjashtohen rrethet e Elbasanit dhe Kurbinit, që e prishin deri diku këtë rregull.

Rrethet

Grafiku i shtrirjes territoriale të vetëvrasjeve për periudhën 2000-2005 tregon përafërsisht të njëjtën konstante. Në nivele të tilla qëndrojnë rrethet e Tiranës, Korçës, Shkodrës, Durrësit, Beratit, Vlorës etj. Në rrethin e Elbasanit shënohet një ulje e ndjeshme e numrit të vetëvrasjeve, në krahasim me vitet e kaluara dhe sidomos me vitin 2004, ku ai renditej në vendet e para të kësaj tebele, ndërsa në rrethin e Fierit ka ndodhur e kundërta, ku numri i vetëvrasjeve shënon një rritje të ndjeshme. Në disa rrethe të vogla janë shënuar vetëm nga një rast vetëvrasjeje, si në Mirditë, Malësi të Madhe dhe Librazhd. Në 5 rrethe dhe konkretisht në Has, Devoll, Mat, Kolonjë dhe Bulqizë nuk është shënuar asnjë rast vetëvrasje. Edhe në vitet e mëparshme në këto rrethe ky fenomen ka qenë i kufizuar dhe ndoshta ka të bëjë më tepër me ndikimin e traditës, raporteve më pozitive midis individit dhe grupit, me kërkesa më të thjeshta për jetën, me karakterin dhe natyrën malësore të banorëve të këtyre zonave për të mposhtur peshën e streseve dhe problemet sociale, ku në këto zona janë edhe më të mprehta se në rrethet me numër më të madh vetëvrasjesh. Vetëm në dy prefektura, atë të Fierit dhe Tiranës, kanë ndodhur 42.6 për qind e vetëvrasjeve në rang vendi, ndërsa në prefekturat e Kukësit dhe Dibrës së bashku kanë ndodhur vetëm 2.8 për qind e vetëvrasjeve.

Dendësia e popullsisë

Në Peshkopi dhe në Kukës janë vetëvrarë vetëm meshkuj, ndërsa në Tropojë vetëm femra. Por kjo dukuri nuk vërteton tezën se pozicioni gjeografik ndikon në fenomenin e vetëvrasjes, tezë kjo e mbrojtur nga disa studiues të shekullit të kaluar. Fakti që në Shqipërinë e Mesme ka më tepër vetëvrasje, argumentohet me dëndësinë e popullsisë në këto zona, ndërkohë që edhe në Veri: Lezhë e Shkodër, ka mjaft të tillë. Ndërsa tradita gjeografike, deri diku, luan një farë ndikimi në frenimin e këtij fenomeni, gjë që mund të thuhet për disa rrethe në Verilindje, apo qoftë edhe në Shqipërinë e Mesme, siç është Peqini, ku ky fenomen ndeshet shumë rrallë. Këto rrethe shquhen për autoktoni, tradicionalitet dhe ndërgjegjje e psikologji kolektive. Sa më tepër të largohet individi nga elementët e traditës apo territorit, aq më pak i ndjeshëm bëhet ky ndikim. Disa nga viktimat e vetëvrasjeve, të ndodhura në Tiranë apo në Durrës, janë me origjinë të hershme, pikërisht nga rrethet që përmendëm më sipër. Megjithatë në këtë dukuri duhet të llogaritet edhe psikologjia kolektive individuale.

Shtrirja territoriale

Po ta shikojmë shtrirjen territoriale të vetëvrasjeve sipas shkallës së vetëvrasjeve renditja ndryshon. Konkluzionet specifike mbi fenomenin e vetëvrasjes nxirren duke analizuar renditjen në bazë të shkallës së vetëvrasjeve, pasi me këtë metodë nxirret niveli real i vetëvrasjeve të individëve në njëqind mijë banorë. Kështu, shkallën më të lartë të vetëvrasjeve e ka rrethi i Kurbinit, 17.6 për qind, një shkallë kjo mjaft e lartë, 2.51 herë më e lartë se ajo në rang vendi dhe ndër më të lartat në Evropë. Kjo shkallë mund të konsiderohet si shifër dramatike. Shkaqet e vetëvrasjes kanë karakter individual, por përfaqësojnë edhe natyrën e grupit. Komuniteti laçjan përjeton probleme të vështira sociale: braktisje, mungesë pune, të ardhurash, infrastrukture, drama e krime familjare dhe të tjera rrethana të kësaj natyre, që favorizojnë fenomenin e vetëvrasjes. Edhe pse kanë numër të ulët vetëvrasjesh, në disa rrethe relativisht të vogla, shkalla e vetëvrasjeve është më e lartë se ajo e vendit: Fier +3.8, Lezhë+ 2.8, Gjirokastër + 1.7, Pukë + 1.5, Mallakastër + 1.3 dhe Tiranë +0.6. Rrethi i Fierit, në të dyja llojet e renditjeve, qëndron në vendin e dytë dhe renditet ndër rrethet me nivel të lartë vetëvrasjesh. Të njëjtin vend në të dy renditjet mban edhe rrethi i Librazhdit, atë të fundit. Në këtë sistem klasifikimi, rrethi i Elbasanit renditet ndër vendet e fundit, shkallë që ndikohet jo vetëm nga fakti se është rrethi i dytë me popullsi më të madhe të vendit, mbas atij të Tiranës, por edhe nga roli që ka ndikuar shoqëria dhe medja për parandalimin e këtij fenomeni në këtë zonë, ku prirja për vetëvrasje në vitet 2003-2004 ka qenë në nivele shqetësuese. Disa rrethe të vogla, si Lezhë, Gjirokastër, Mallakastër dhe Gramsh, që deri tani janë konsideruar si rrethe pa prani shqetësuese të këtij fenomeni, rezulton se kanë shkallë vetëvrasjesh më të lartë se rrethet kryesore të vendit. Prania e fenomenit të vetëvrasjeve është e dukshme edhe në rrethet e Krujës, Kuçovës, Përmetit, Tepelenës dhe Kavajës, megjithëse atje ka patur pak raste vetëvrasjesh. Fakti që ky klasifikim, i cili përkon deri diku edhe me renditjen e rretheve me më tepër probleme sociale, si Kurbini, Fieri, Lezha, Gjirokastra, Puka, Mallakastra etj., nxjerr edhe një herë në pah karakterin social të vetëvrasjeve.

Shkalla e vetëvrasjes së moshës 30-44 vjeç, në rritje

Vetëvrasjet, sipas moshës dhe seksit

Gjatë viteve të fundit nuk kanë munguar vetëvrasjet as tek moshat e vogla, por vetëm vitin e fundit ato nisën të bëheshin shqetësese. Shkalla e vetëvrasjeve të të miturve nuk shkon më tepër se dy, ku në renditje kryesojnë të miturat. Shkalla maksimale e moshës 15-19 vjeç, në të cilën përfshihen edhe adoleshentët dhe të rinjtë, është 15, ku nivelin më të lartë e arrijnë meshkujt. Shkalla e vetëvrasjes së moshës 30-44 vjeç vjen në rritje dhe shënon shifrën 21, duke qenë përsëri në krye meshkujt. Grupmosha 45-49 vjeç shënon një rritje të ndjeshme me shkallën e vetëvrasjeve të grupit të mëparshëm, duke e kaluar shifrën 25. Për të tre këto grupe shkalla e vetëvrasjeve të femrave është gati e njëjtë, 12-13. Shkalla e moshës mbi 60 vjeç arrin kulmin, duke shkuar deri në shifrën 45, dy herë më shumë se ajo e femrave. Një nga shkaqet kryesore të vetëvrasjeve të kësaj grupmoshe është “euthanatia”, e cila është e përhapur jo vetëm në vendet e zhvilluara, por edhe në vendet në zhvillim apo të prapambetura. Në të gjitha grupmoshat, me përjashtim të të miturve, meshkujt kanë shkallë më të lartë vetëvrasjeje.
Identifikuar


J@mes
The World Is Yours
Administrator
Qytetar/e Nderi
*****
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Gjinia: Mashkull
Postime: 2803
7493.00 Kredite

View Inventory
Send Money to J@mes


Shiko Profilin WWW
« Pergjigje #11 : Korrik 25, 2010, 11:24:13 PD »

tabelë 1
Vetëvrasjet sipas rretheve, viti 2005


Nr Rethi Total M F %
Shkalla Rendi
1 Tirane
47
31
16
21.9 7.8 VII
2 Fier
30
19
11
14.0 10.7 II
3 Korce
16
11
5
7.4 6.4 XI
4 Berat
12
6
6
5.6 6.1 XIII
5 Shkoder
11
6
5
5.1 3.6 XX
6 Kurbin
9
6
3
4.2 17.6 I
7 Durres
9
4
5
4.2 3.4 XXIII
8 Vlore
9
7
2
4.2 3.5 XXI
9 Lezhe
8
2
6
3.7 9.8 III
10 Gjirokast
8
8
0
3.7 8.7 IV
11 Lushnje
8
2
6
3.7 6.4 XII
12 Elbasan
7
3
4
3.2 2.3 XXV
13 Puke
4
1
3
1.8 8.5 V
14 Kavaje
3
2
1
1.4 3.5 XXII
15 Mallakast
3
2
1
1.4 8.3 VI
16 Skrapar
3
0
3
1.4 6.8 IX
17 Gramsh
3
2
1
1.4 7.1 VIII
18 Pogradec
3
1
2
1.4 4.1 XVII
19 Kukes
2
2
0
0.9 1.9 XXVIII
20 Tropoje
2
2
0
0.9 4.5 XVIII
21 Diber
2
2
0
0.9 1.8 XXIX
22 Kruje
2
0
2
0.9 3.3 XXIV
23 Sarandë
2
0
2
0.9 3.7 XIX
24 Delvine
2
2
0
0.9 6.6 X
25 Kuçove
2
0
2
0.9 5.0 XV
26 Permet
2
2
0
0.9 5.4 XIV
27 Tepelene
2
1
1
0.9 4.7 XVI
28 Mirditë
1
0
1
0.4 2.0 XXVII
29 M Madhe
1
0
1
0.4 2.2 XXVI
30 Librazhd
1
0
1
4.4 1.3 XXX

Marre nga Gazeta Ballkan
Identifikuar


LifeStyle
Fillestar/e
*
Jo Ne Linje Jo Ne Linje

Postime: 8
74.00 Kredite

View Inventory
Send Money to LifeStyle

Shiko Profilin
« Pergjigje #12 : Maj 12, 2011, 08:39:31 MD »

Temë e qëlluar ! Vetëvrasja ësht edhe munges e shpresës. për këtë duhet të mësohet feja Islame të studijohet sepse ata që bëjn vetëvrasje nuk jan të kapur për fenë e Allahut [ Zotit të botëve ] dhe nuk jan ne gjendje ti ballafaqojn sprovat që ua sjell kjo jet.
Identifikuar
Faqe: [1]   Shko Lart
  Printo  
 
Shko te:  

SimplePortal Classic 2.0.5
Mundeshuar nga MySQL Mundesuar nga PHP psikologji.net | Mundesuar nga SMF 1.1.7.
© 2005, Simple Machines LLC. Te Gjitha Te Drejtat Te Rezervuara.
XHTML 1.0! CSS!
Faqja u krijua ne 0.214 sekonda me 20 veprime.